Lidhje

Hetimet për sulmet e 11 shtatorit - 2004-03-30


Presidenti Bush e ndryshoi qëndrimin e tij, duke e lejuar Këshilltaren e Sigurimit Kombëtar, Condoleeza Rice të dëshmojë publikisht para Komisionit të Pavarur që po merret me hetimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Një zyrtar i administratës se presidentit Bush tha sot se presidenti e mori vendimin lidhur me këtë çështje, me kushtin që Shtëpia e Bardhë të marrë garanci, me shkrim nga Komisioni, se një hap i tillë nuk vendos precedent për raste të ngjashme në të ardhmen.

Shtëpia e Bardhë ka qenë në qendër të kritikave për shkak të kundërshtimit që zonja Rice të dëshmonte publikisht para Komisionit, pas dëshmisë që dha javën e kaluar ish-këshilltari i presidentit për çështjet e terrorizmit, Richard Clarke. Presidenti Bush dhe nëpresidenti Dick Cheney gjithashtu kanë rënë dakord për t’u takuar në një sesion privat të përbashkët me të 10 anëtarët e Komisionit.

Vendimi për dëshminë publike të Këshilltares së Sigurimit Kombëtar Condoleeza Rice përbën një ndryshim të madh në vendimin e mëparshëm të Shtëpisë së Bardhë, sipas të cilit Këshilltari i Sigurimit Kombëtar nuk lejohet të dëshmojë në publik, para një komisioni të Kongresit.

Por ky argument nuk qëndroi përballë mosmarrëveshjeve lidhur me akuzat e ish-zyrtarit të Shtëpisë së Bardhë për terrorizmin, Richard Clarke. Zoti Clarke e akuzon administratën e presidentit Bush se kishte nënvleftësuar kërcënimet terroriste para sulmeve terrroiste të 11 shtatorit, ngaqë ishte përqëndruar tek Iraku.

Në një letër dërguar Komsionit, Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Alberto Gonzales nuk i përmendi akuzat e zotit Clarke. Ai tha se vetëm presidenti është në dijeni se komisioni ka një mison të vetëm dhe se ka vendosur që zonja Rice të dëshmojë para publikut, në se kjo nuk do të krijojnte percedentë për raste të ngjashme në të ardhmen.

//rd//

XS
SM
MD
LG