Lidhje

Nano: Shqipëria është faktor qendrueshmërie në Ballkan dhe mike besnike e Shteteve të Bashkuara - 2004-03-30


Kryeministri Nano tha se Shqipëria ka dalë njëherë e përgjithonë nga periudha e sundimit totalitar komunist, nga periudha e izolimit dhe e mungesës të lirisë dhe si një demokraci megjithëse e re shumëpartiake po ecën e sigurt drejt integrimit në strukturat transatlantike dhe evropiane. Zoti Nano falenderoi Shtetet e Bashkuara për ndihmën që i kanë dhënë Shqipërisë në ndërtimin e institucioneve të saj demokratike dhe i siguroi amerikanët se ata kanë tek Shqipëria një mik besnik dhe të sinqertë.

Kryeministri tha se Shqipëria po bën përpjekje maksimale për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe trafikun njerëzor, në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare, duke patur si synim që të zërë vendin e saj në një botë të ndërvarur dhe paqësore. Shqipëria tha zoti Nano është radhitur krahas Shteteve të Bashkuara dhe demokracive të tjera evropiane në luftën kundër terrorizmit dhe ka kontribuar trupa në Irak.

Në përgjigje të pyetjes lidhur me trashëgiminë e pronës, zoti Nano tha se qeveria shqiptare është në fazën përfundimtare të miratimit të legjislacionit përkatës, për t’u garantuar pronarëve të ligjshën të gjitha të drejtat që u takojnë.

Pa asnjë dyshim, qeveria që unë përfaqësoj është e angazhuar për zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të kësaj çështjeje, dhe të gjithë ata që kanë pretendime për prona në Shqipëri, qofshin këta shqiptaro-amerikanë apo të tjerë, janë të mirëpritur të marrin pjesë në procesin e kthimit të tyre dhe po të jetë e mundur të shprehin idetë e tyre për zgjidhjen sa më të mirë të kësaj çështjeje, që nga familja mbretërore e kushdo tjetër që është trashëgimtar i ligjshëm i pronave që gjenden brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë”.

Por zoti Nano, nuk ishte kaq i prerë në përgjigjet e tij lidhur me qendrimin e qeverisë Shqiptare për statusin përfundimtar të Kosovës. Kryeministri i Shqipëritë u shpeh në mënyrë metaforike lidhur me ekzistencën e pesë shteteve ballkanike dhe shtatë kryeqyteteve, përfshirë Prishtinën dhe Podgoricën.

Ne mbështesim planin e (nensekretarit amerikan te shtetit Mark) Grossman, të NATO-s, dhe të Bashkimit Evropian lidhur me plotësimin e standardeve për shtetin. E ardhmja e Kosovës është drejt Brukselit dhe jo drejt Beogradit”.

Por zoti Nano nuk u shpreh për pavarësinë e Kosovës.//ic//

XS
SM
MD
LG