Lidhje

UNMIK: numri i viktimave gjatë trazirave, 19 - 2004-03-31


Policia e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, bëri të ditur se numri i të vrarëve gjatë trazirave të fundit është më i vogël sesa është raportuar më herët.

Një zëdhënës i kësaj policie tha se sipas të dhënave të fundit, numri i të vdekurve gjatë trazirave të fundit në Kosovë është 19 dhe jo 28 siç ishte njoftuar më parë nga zyrtarët e kësaj policie. Prej tyre, 11 të vrarë janë pjestarë të komunitetit shqiptar, ndërsa 9 janë të atij serb. Sipas policisë më shumë se 900 persona janë plagosur, në mesin e të cilëve 65 pjestarë të policisë së Kombeve të Bashkuara dhe 58 të Shërbimit Policor të Kosovës.

Zyrtarët thanë se gjatë trazirave janë shkatërruar rreth 800 shtëpi dhe janë dëmtuar 29 kisha e manastire. Zëdhënësi i policisë, Neeraj Sing, tha se është krijuar një njësi e posaçme për të vërtetuar gjithë atë që ndodhi dhe se të dhënat mund të ndryshojnë.

Më herët Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut me seli në Prishtinë kishte pohuar se 21 persona humbën jetën gjatë tarzirave, 20 prej të cilëve janë identifikuar.

//rd//

XS
SM
MD
LG