Lidhje

Rezolutë e Kongresit amerikan për anëtaret e reja të Natos - 2004-03-31


Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan miratoi një rezolutë ku përshëndet vendet e reja që u anëtarësuan në aleancën e NAtos.

Rezoluta po ashtu shpreh mbështetje për synimet e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë për t’u pranuar në Nato.

Rezoluta rekomandon që aleanca e Natos të rishikojë kërkesën e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë kur kryetarët e shteteve të vendeve anëtare të Natos të mblidhen në Stamboll këtë vit.

Rezoluta përmend angazhimin e këtyre tri vendeve për vlerat dhe parimet e Natos, gadishmërinë e tyre për të kontribuar me trupa për paqen dhe sigurinë në Evropën juglindore dhe dëshirën e tyre për t’u futur në aleancë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Rezoluta ve në dukje se Shqipëria dhe Maqedonia kanë ndihmuar me trupa në Irak dhe se Kroacia ka ndihmuar me trupa në Afganistan.

//rd//

XS
SM
MD
LG