Lidhje

Trupat e NATO-s përsëri nuk arrijnë ta kapin Karaxhiçin - 2004-04-01


Trupat e NATO-s nuk patën sukses përsëri në një operacion për kapjen dhe arrestimin e ish-udhëheqësit politik të serbëve të Bosnjes, të akuzuar për krime lufte, Radovan Karaxhiç, i cili qëndronte i fshehur në Bosnje-Hercegovinë.

Një zëdhënës i NATO-s tha të enjten se operacioni, i cili synonte gjetjen e zotit Karaxhiç në qytetin Pale, në lindje të Bosnjes, nuk pati sukses. Karaxhiçi kërkohet nga Gjykata e Hagës për krime lufte, nën akuzat për krimet e kryera gjatë Luftës së Bosnjes në fillim të viteve ’90, si vrasje, përdhunime dhe tortura.

NATO-ja konfirmoi se gjatë operacionit për kapjen e Radovan Karaxhiçit, i cili u zhvillua gjatë natës, u plagosën dy civilë. Gjatë muajve të fundit, NATO-ja i ka intensifikuar kërkimet në Bosnje për kapjen e tij.//kk//

XS
SM
MD
LG