Lidhje

53 të dyshuar si ekstremistë marksistë arrestohen në 5 vende evropiane - 2004-04-01


Policia në 5 vende evropiane tha se ka arrestuar të paktën 53 persona të dyshuar si anëtarë të një grupi ekstremist marksist turk. Zyrtarët në Itali dhe Turqi thanë se të enjten paradite u bënë disa operacione të bashkerenduara në Itali, Turqi, Gjermani, Belgjikë dhe Hollandë.

Autoritetet thanë se të arrestuarit janë anëtarë të grupit radikal turk të njohur si Fronti Ushtarak për Çlirimin e Popullit Revolucionar. Po të enjten autoritetet në greqi arrestuan një shtetas gjerman i akuzuar për lidhje me të njejtin grup.

Ky grup është përgjegjës për një seri sulmesh në Turqi, duke përfshirë edhe një shpërthim vetvrasës në vitin 2001 në Stamboll. Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e klasifikojnë grupin në fjalë si organizatë terroriste. //kk//

XS
SM
MD
LG