Lidhje

Pjestarë të familjes Jackson përsëri në qender të vëmendjes - 2004-04-01


Janet Jackson është rishfaqur për herë të parë në televizion që nga incidenti gjatë ndeshjes së Superbollit. Ajo ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit të rrjetit ABC. Janet Jackson u shpreh në intervistë se ajo që ndodhi gjatë ndeshjes së superfinales së futbollit amerikan ishte veçse një aksident. Incidenti gjatë ndeshjes shkaktoi kritika në mbarë vendin për paraqitje të padenjë në televizion.

Agjencia federale për transmetimet filloi hetime për të vertetuar nëse ajo që ndodhi gjatë superfinales ishte me të vërtetë e paqëllimshme. Ndërkohë, gazeta New York Post, njofton se kengetarja Janet Jackson është fejuar me të dashurin e saj, Jermaine Dupri. Sipas gazetës, vet këngëtarja ka konfirmuar fejesën gjatë një darke me rastin e albumit të sajë të fundit, Damita. Thuhet se unaza e fejesë është ngjyrë e verdhë 20 karatëshe e rrethuar me diamante të bardha. Martesa e mëparshme e Janet Jackson me Rene Elizondo u bë e njohur për publikun vetëm 10 vjet më vonë kur ata u ndanë.

Dhe pa u larguar nga familja Jackson, Michael Jackson është larguar për pak kohë nga proceset gjyqësore në Kaliforni për të marrë pjesë në një takim me ligjvenësit amerikanë, rreth misionit që ai do të ndërmarrë në Afrikë nga fundi i vitit, për të ndihmuar në luftën kundër sidës.

Duke bërë shenjën e fitores, Michael Jackson nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pas takimit me disa anëtarë të kongresit, por më vonë lëshoi një dekleratë që u drejtohej ligjvenësve zezakë. Në dekleratë ai shprehte gatishmërinë e tij për të ndihmuar nismat e tyre. Michael Jackson ishte në kryeqytetin amerikan për të pranuar një çmim për ndihmesën e tij në luftë kundër sidës në Afrikë. Ai u takua privatisht me disa ligjvenës në zyrën e përfaqësuesit Chaka Fattah, demokrat nga Pennsylvania.

Qëllimi i këngëtarit ishte një takim i plotë me 38 anëtarët zezakë të Kongresit Amerikan, por ata nuk pranuan një gjë të tillë, duke u shprehur se ishin shumë të zënë me punë të tjera. Disa përfaqësues u shprehën se mund të takoheshin me të por vetëm me kusht që të mbeteshin anonimë. Vitin e kaluar Michael Jakson u akuzua për mardhënie të pahijshme me të miturit. Një takim paraprak do të zhvillohet sot lidhur me çështjen gjyqësore të ngritur ndaj tij.

Ndërkohë, ylli i muzikës rock, Prince, ka filluar në Los Angeles turneun e tij muzikor që më pas do të përhapet në të gjithë vendin. Kjo përkon me nxjerrjen në treg të kompakt diskut të tij të fundit të titulluar Muzikologji. Kohët e fundit, emri i kengetarit Prince u rendit në sallën e famës të rock & rollit. Kjo është hera e parë pas 6 vitesh që ylli i muzikës rock, Prince, ndermerr një turne në mbarë vendin.

XS
SM
MD
LG