Lidhje

Transferimi i aktivitetit prodhues në vendet në zhvillim- prirje e ekonomisë së lirë - 2004-04-03


Tranferimi i aktivitetit prodhues nga vendet e zhvilluara në vendet në zhvillim, ka qenë një prej çështjeve kryesore politike gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2004.

Ndërkohë që kundërshtarët e këtij fenomeni e dënojnë humbjen e vendeve të punës, ata që përkrahin tregtinë e lirë paralajmërojnë se ruajtja e vendeve të punës çon në rënien ekonomike. Korrespondentët e Zërit të Amerikës, Brian Padden dhe Patricia Nunan, ishin kohët e fundit në dy qendra prodhimi, një në Shtetet e Bashkuara dhe një në Indi, e para rrezikohet të mbyllet dhe e dyta është në kulmin e lulëzimit.

xxx

Agjencia e Internetit për udhëtime, Travelocity, e cila e ka qendrën në Clintwood të Virginias kohët e fundit, bëri të njohur se do t’i mbyllë zyrat e Virginias në fund të vitit. Sipas Kryetarit të Bashkisë së Clintwood-it, Don Baker, mbyllja e qendrës së Clintwoodit rreth 700 kilometra larg Washingtonit, do t’i lerë pak zgjedhje komunitetit të vogël prej 1mijë e 500 vetësh.

Agjencia Travelocity ka thënë se do ta ruajë biznesin, por shumë prej vendeve të punës do të zhvendosen në degën e Indisë, që njihet me emrin Daksh. Drejtori Ekzekutiv i Kompanisë Daksh, Sanjev Aggarval, ka punësuar mbi 6 mijë vetë dhe fitimet e kompanisë janë dy-fishuar gjatë vitit të fundit.

Ai thotë se krahu i punës relativisht i lirë, por me një nivel të lartë arsimimi, i kombinuar me shanset për të hyrë në tregjet në rritje të Azisë Jugore, e ka bërë Indinë një vend me përparësi për korporatat amerikane.

Çdo shef ekzekutiv, tani e pyesin përse nuk është në Indi. Pra, nuk thuhet më “A do të shkoni në Indi, por përse nuk jeni vendosur në Indi?”- thotë zoti Aggarwal.

Humbja, apo pakësimi i vendeve të punës në nivelin e prodhimit dhe shërbimeve në Amerikë, e ka intensifikuar debatin në Shtetet e Bashkuara lidhur me politikën e tregut të lirë.

"A do të thotë kjo se nganjëherë do të humbasin vendet e punës? Natyrisht që po. Bukuria e madhe e ekonomisë amerikane është se ajo gjithmonë krijon vende të reja pune dhe pastaj ato humbasin, për shkak të tregëtisë së lirë. Gjatë 10 vjetëve të fundit, në Shtetet e Bashkuara u krijua një rrjet prej 10 milionë vendesh pune,"- thotë ekonomisti Mitchell.

Por ky argument nuk vlen për Kryetarin e Bashkisë së Clintwoodit, Donald Baker.

Ekonomisti Tony Daley, i Punonjësve të Komunikimit në Shtetet e Bashkuara, thotë se nga transferimi i vendeve të punës jashtë Shteteve të Bashkuara, përfitojnë vetëm të pasurit dhe kjo do të çojë në fund të fundit, në stanjacionin e ekonomisë globale.

"Të pasurit në këtë mënyrë, pasurohen më tej, kurse të varfërit bëhen edhe më të varfër. Do thosha gjithashtu se e njëjta gjë ndodh në vendet e varfëra, si Meksika, apo India, ku transferohen vendet e punës nga Amerika. Mendoj se kjo po sjell një shtim të pabarazisë ekonomike," -thotë ekonomisti.

Por Kiran Karnik, president i Shoqatës Kombëtare të Kompanive të Programeve Kompjuterike dhe Shërbimeve të Indisë, thotë se si punonjësit, edhe ekonomia e Indisë, kanë patur përfitime të mëdha nga konkurrenca ndërkombëtare.

Ndoshta pikëpamja më e çuditshme lidhur me tregëtinë e lirë vjen nga një prej atyre që mendohet se janë viktimë e saj, menaxheri i kompanisë Travelocity, Steve Horne.

"Unë mbroj idenë e tregëtisë së lirë. Mendoj se ajo është e rëndësishme. Ne jetojmë në kushtet e ekonomisë globale dhe pikërisht në këtë mënyrë bëhet biznesi. Nuk jemi më si 30 vjet më parë, kur filloje punë në një kompani dhe mund të punoje atje përgjithmonë," -thotë zoti Horne.

Por megjithëse po e humbet punën, Steve Horne mbetet optimist se eksperienca e tij në kompaninë Travelocity, do t’i japi mundësinë të gjejë një punë më të mirë në të ardhmen.// lk //

XS
SM
MD
LG