Lidhje

Irani këmbëngul se nuk ka fshehur informacione bërthamore - 2004-04-04


Irani, ndaj të cilit është përtritur trysnia për të provuar se nuk po përpiqet të sigurojë armë atomike, vazhdon të këmbëngulë se nuk ka fshehur asnjë informacion bërthamor nga inspektorët e Kombeve të Bashkuara.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Hamid Reza Asefi, tha në një konferencë shtypi në Teheran se Irani nuk ka asnjë objekt bërthamor për të cilin Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike nuk është e vetëdijshme. Zoti Asefi e bëri këtë koment në prag të vizitës që do të bëjë të martën në atë vend kreu i agjencisë së OKB-së për energjinë bërthamore, Muhamed El Baradei.

Iranit po i bëhet trysni në rritje nga komuniteti ndërkombëtar lidhur me programin e tij bërthamor. Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Iranin se po përpiqet të zhvillojë armë bërthamore.

//rd//

XS
SM
MD
LG