Lidhje

Debate të ashpra në një mbledhje të kabinetit izraelit - 2004-04-05


Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, zhvilloi debate të ashpra me ministrat e kabinetit të pakënaqur me planin e tij për tërheqjen e forcave izreaelite nga Rripi i Gazës.

Gjatë një takimi të kabinetit dje, ministrat konservatorë, Effi Eitam dhe Benny Elon kritikuan dështimin e kryeministrit Sharon për ta hedhur në votë në kabinet planin e tij për tërheqjen e njëanshme izraelite.

Kryeministri u përgjigj duke thënë se ministrat e pakënaqur me planin e tij janë të lirë të japin dorëheqjen.

Zoti Sharon ka thënë se do të tërheqë trupat izraelite dhe do të eliminojë vend-banimet hebraike në Rripin e Gazës në qoftë se plani i paqes i mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar e i njohur edhe si Harta Rrugore, dështon të sjellë rezultate. Anëtarët e vijës së ashpër të koalicionit të zotit Sharon kundërshtojnë çdo tërheqje të Izraelit nga tokat e pushtuara.

Palestinezët thonë se ndërsa Izraeli mund të tërhiqet nga Rripi i Gazës, kryeministri Sharon ka në plan të mbajë pjesën më të madhe të tokës së pushtuar të Bregut Perëndimor nën kontrollin izraelit.

Shtetet e Bashkuara thonë se janë të shqetësuara nga çdo përpjekje për të imponuar një zgjidhje të konflitit.

Në një zhvillim tjetër, dje forcat izrealite vranë një ekstremist palestinez 20 vjeçar gjatë një bastisjeje në një kamp refugjatësh në veri të Bregut Perëndimor.

I dyshuari, anëtar i lëvizjes radikale Xhihadi Islamik, u vra dje, ndërsa një grup palestinezësh u mblodh pranë Tulkaremit për të demonstruar kundër vdekjes së një ekstremisti tjetër, i cili u vra të shtunën nga trupat izraelite.

//ze//

XS
SM
MD
LG