Lidhje

Policia franceze arreston 13 të dyshuar lidhur me shpërthimet në Marok - 2004-04-05


Zyrtarët francezë thonë se policia ka arrestuar 13 persona në kuadrin e një hetimi lidhur me shpërthimet terroriste të vitit të kaluar në Marok.

Autoritetet thonë se personat u ndaluan gjatë operacioneve të ndërmarrë sot në periferitë e Parisit. Të arrestuarit mendohet se kanë lidhje me Grupin Luftarak Islamik Maroken, i cili dyshohet se është autor i sulmeve thuajse të njëkohëshme në Kazablanka vitin e kaluar. Nga sulmet u vranë 45 vetë, përfshirë 12 persona që kryen shpërthimet vetvrasëse.

Edhe autoritetet spanjolle po hetojnë rreth mundësisë që ky grup të ketë patur gisht në shpërthimet e trenave muajin e kaluar në Madrid, që shkaktuan vdekjen e 191 vetëve.

XS
SM
MD
LG