Lidhje

Irak: Përleshje mes marinsave amerikanë dhe kryengritësve irakianë - 2004-04-07


Marinsat amerikanë dhe luftëtarë irakianë u përleshën të mërkurën në qytetin Falluxha ndërkohë që kryengritja që përfshin militantët suni dhe shiit u përhap edhe në qytetet të tjera të vendit.

Dëshmitarët thanë se rreth 40 persona u vranë në Falluxha kur forcat e koalicionit bombarduan një ndërtesë në një kompleks të një xhamie suni. Autoritetet amerikane nuk kanë konfirmuar incidentin apo numrin e viktimave. Marinsat hynë në qytet të martën në përgjigje të vrasjes së katër kontraktorëve civilë amerikanë javën e kaluar.

30 irakianë u vranë dje në qytet dhe 12 marinësa amerikanë u vranë në luftime në afërsi të Ramadit. Gjithashtu dy ushtarë amerikanë njoftohet se u vranë në një sulm në Bagdad. Një tjetër ushtar u plagos në veri të kryeqytetit.

Ndërkohë autoritetet amerikane janë angazhuar të ndërmarrin sulme kundër mbështetësve të të kërkuarit Moqtada al Sadër. NJë ndihmës i lartë i klerikut u vra sot nga forcat e koalicionit në qytetin Kerbela. //kk//

XS
SM
MD
LG