Lidhje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s viziton Rusinë - 2004-04-07


Sekretari i përgjithshëm i Natos, Jaap De Hoop Scheffer, mbërriti në Moskë për bisedime me zyrtarët më të lartë rusë mbi marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe aleancës, pas zgjerimit të kësaj të fundit në lindje me vende të reja anëtare.

Agjencia ruse e lajmeve, Ita-tass njofton se zoti de Hoop Scheffer do të takohet nesër me presidentin rus, Vladimir Putin. Sekretari i përgjithsëm i Natos do të zhvillojë gjithashtu bisedime me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe me ministrin e Mbrojtjes, Sergei Ivanov.//kk//

XS
SM
MD
LG