Lidhje

Shqipëri: Parlamenti pritet të votojë një projekt-rezolutë për çështjen çame - 2004-04-07


Parlamenti shqiptar pritet të votojë të enjten një projekt-rezolutë për çështjen e Çamërisë, mes polemikash të shumta mbi fatin tragjik të mijërave shqiptarëve që u përzunë masivisht me dhunë nga territori grek gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Shoqata “Çamëria” i bëri të enjten thirrje Parlamentit që ta miratojë më në fund projekt-rezolutën si një ndihmesë për respektimin e të drejtave të njeriut në rajonin e Ballkanit, dhe për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë Shqipëri-Greqi, duke korrigjuar padrjtësitë historike.

Projekt-rezoluta e propozuar nga 50 deputetë, u paraqit javën e kaluar pas mirëkuptimit shumëpartiak të arritur në Komisionin e Politikës së Jashtme, por përsëri miratimi i saj u shty midis paqartësive të një seance të tensionuar.

Shqipëria dhe Greqia kanë nënshkruar një traktat miqësie në vitin 1996, por politikanët dhe historianët përmendin edhe një ligj lufte shpallur nga Athina më 1940, pasoja kryesore e të cilit është bllokimi deri sot i pronave dhe pasurive që kanë shqiptarët e krahinës së Çamërisë në territorin grek.//kk//

XS
SM
MD
LG