Lidhje

Pesë çmime Pulitzer për gazetën Los Angelos Times - 2004-04-07


Gazeta Los Angeles Times fitoi 5 çmime prestigjioze Pulitzer në kategori të ndryshme. Çmim Pulitzer fitoi midis të tjerëve edhe një korrespondent i gazetës Washington Post për mbulimin ngjarjeve ndërkombëtare dhe pikërisht për raportimin mbi luftën në Irak.

Korrespondenti Anthony Shadid, amerikan me origjinë libaneze që di të shkruajë dhe lexojë arabisht, fitoi çmimin për raportimin e ngjarjeve në Irak. Sig Giessler është administrator i çmimit Pulitzer.

“Fituesi është Anthony Shadid i gazetës Washington Post për punën e tij në sjelljen e zërave dhe emocioneve të irakianëve ndërsa vendi i tyre u pushtua, udhëheqësi u rrëzua dhe dhe jeta e tyre ndryshoi”, tha zoti Gissler.

Lufta në Irak mund të ketë mbizotëruar lajmet në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar, por çuditërisht nuk la mënjanë edhe tema të tjera. Zoti Gissler tha se fituesi i këtij viti dhe finalistët pasqyruan një gamë të gjerë temash dhe punonin për gazeta të ndryshme në mbarë vendin, në qytete të vogla dhe zona urbane.

Gazeta Los Angeles Times ishte fituesja e madhe duke marrë çmimin në pesë kategori: kritikë, editorial, mbulimin e ngjarjeve nga vendi, fotografinë artistike dhe për dhënien më shpejt të lajmit. Asnjë gazetë nuk ka marrë kaq shumë çmime me përjashtim të New York Times-it që mori çmimin në shtatë kategori në vitin 2002 për mbulimin e ngjarjeve të 11 shtatorit.

Gazeta Wall Street Journal fitoi çmimin në dy kategori: për rubrikat e rregullta dhe për mbulimin e të rejave nga mjekësia. //kk//

XS
SM
MD
LG