Lidhje

Një gjykatë gjermane liroi të vetmin person të shpallur fajtor në lidhje me sulmet e 11 shtatorit - 2004-04-08


Një gjykatë gjermane liroi të vetmin person të shpallur fajtor në lidhje me sulmet e 11 shtatorit 2001 ndaj Shteteve të Bashkuara.

Mounir al-Motassadeq, i lindur në Marok, ishte urdhëruar të qëndronte në Hamburg. Ai ishte dënuar me 15 vjet burg vitin e kaluar, pasi u shpall fajtor se u kishte dhënë mbështetje logjistike anëtarëve të një celule të al-Qaidës me bazë në Hamburg, e cila përgatiti sulmet terroriste.

Megjithatë një gjykatë gjermane apeli hodhi poshtë këtë dënim dhe dha urdhër që të zhvillohet një gjyq tjetër. Gjykata vendosi se avokatët e të pandehurit nuk ishin lejuar të takoheshin me një dëshmitar të rëndësishëm, që mbahet në burgjet amerikane.

Ndërkohë në Madrid, një gjykatës spanjoll vendosi që 2 të dyshuar të tjerë për pjesëmarrje në sulmet e 11 marsit të qëndrojnë në burg. 17 të dyshuar mbahen tani nga autoritetet për shpërthimet vdekjeprurëse në sistemin hekurudhor të Madridit.

//ze//

XS
SM
MD
LG