Lidhje

Scheffer kërkon bashkëpunim më të ngushtë me Moskën - 2004-04-08


Sekretari i Përgjithshëm i Natos, Jaap de Hoop Scheffer, bëri thirrje për marrëdhënie më të ngushta midis Rusisë dhe aleancës për të përballuar probleme të tilla globale si terrorizmi dhe përhapja e armëve të shkatërrimit në masë.

Gjatë takimit në Moskë me Presidentin rus Vladimir Putin, zoti De Hoop Scheffer përmendi Afganistanin, Ballkanin dhe Irakun si fusha të tjera për bashkërendimin e veprimtarive. Sekretari i Përgjithshëm i Natos tha se i kupton shqetësimet e Rusisë për zgjerimin e radhëve me anëtarë nga vendet ish komuniste. Por ai theksoi se Natoja nuk ka plane për të dislokuar forca në përmasa të mëdha në rajonet që kufizohen me Rusinë.

Zoti Putin u shpreh dakord se shqetësimet e vendit të tij për zgjerimin e Natos drejt Lindjes nuk duhet të bëhen pengesë për forcimin e marrëdhënieve midis Moskës dhe aleancës.

//rd//

XS
SM
MD
LG