Lidhje

Kosovë: Arrestohen 4 shqiptarë për vrasjen e dy policëve - 2004-04-08


Persona të armatosur vranë oficerin e policisë nga Gana dhe partnerin e tij shqiptar në një pritë, disa ditë pas ngjarjeve të dhunshme të mesit të marsit

Paqeruajtësit e NATO-s dhe policia e Kombeve të Bashkuara në Kosovë arrestuan katër shqiptarë në lidhje me vrasjen muajin e kaluar të një polici të OKB-së nga Ghana dhe partnerit të tij, një polici vendas. Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thonë se autoritetet i arrestuan ata në Fushë-Kosovë. Ata thanë se një nga të katërt u plagos, pasi po i rezistonte arrestit.

Persona të armatosur vranë oficerin e policisë nga Gana dhe partnerin e tij shqiptar në një pritë, disa ditë pas ngjarjeve të dhunshme të mesit të marsit që tronditën Kosovën, duke shkaktuar vdekjen e 19 vetëve dhe plagosjen e qindra të tjerëve. //kk//

XS
SM
MD
LG