Lidhje

Holkeri: dhuna e marsit, rezultat i një grupi të vogël njerëzish - 2004-04-09


Kryeadmnistratori ndërkombëtar i Kosovës, Hari Holkeri, u tha sot anëtarëve të parlamentit të Kosovës se dhuna e muajit të kaluar nuk ishte vepër e një shoqërie të terë, por rezultat i një grupi të vogël njerëzish që kanë skemën e vetë për Kosovën.

Zoti Holkeri konfirmoi se gjatë ditëve të ardhshme do të organizohet një takim i udhëheqësve politikë të qeverisë së Kosovës dhe UNMIK-ut për diskutime rreth ndërmarrjes së hapave konkrete. Ai tha gjithashtu se do të emërohet një grup të pavarur për të vlerësuar përgjegjësit e UNMIK-ut pas ngjarjeve të 17 dhe 18 marsit.

//rd//

XS
SM
MD
LG