Lidhje

Trupat amerikane luftuan kundër kryengritësve irakianë në mbarë Irakun - 2004-04-10


Trupat amerikane luftuan kundër kryengritësve irakianë dje në mbarë vendin, por ndërmjetsuesit thonë se kryengritësit në Falluxha do të respektojnë sot një armëpushim.

Dje, një delegacion i përbërë nga anëtarë të Këshillit Qeverisës të Irakut dhe klerikë u takuan me udhëheqës të kryengritësve për të diskutuar rreth një armëpushimi, që do t’i jepte fund luftimeve një javore. Marinsat amerikanë, të cilët mbajnë qytetin të rrethuar, shpallën një armëpushim të njëanshëm të premten, por vazhduan të vetëmbrohen kundër sulmeve të armikut.

Ndërkohë, në pjesë të tjera të Irakut, kryengritës të armatosur luftuan me trupave amerikane në Bagdatin verior. Zyrtarët e ushtrisë amerikane bëjnë të ditur për një ushtar të vrarë nga sulmi me mortaja kundër një baze ushtarake në veri të qytetit. Të paktën 11 irakianë u vranë në përleshje me forcat amerikane në qytetin Bakuba dhe përreth tij.

Më në veri të vendit, zyrtarë të Shoqatës Irakiane të Hënës së Kuqe tha se drejtori i kësaj shoqate Omar Ahmad dhe e shoqja e tij Sazane Ismail Abdullahu u gjetën të vrarë në qytetin e Mosulit.

Në Qerbela, udhëheqës të një fraksioni besnik të klerikut radikal shiit, Moktada Al Sadr thanë se do të respektojnë një armëpushim në qytetin e shenjtë për të lejuar besimtarët shiit të vizitojnë vendet e shenjta me rastin e festës fetare shiite Arbaen.

//ze//

XS
SM
MD
LG