Lidhje

Irak: Moktada Al Sadri ka pak përkrahës - 2004-04-11


Në qytetin irakian të Naxhafit, udhëheqësi klerik shiit, Moktada Al Sadr ka marrë pushtetin. Përkrahësit e tij kanë okupuar stacionet e policisë dhe ndërtesat e qeverisë.

Ata pretendojnë se po udhëheqin një kryengritje të muslimanëve shiit kundër koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Në fakt ata janë angazhuar në një luftë për pushtet, në dëm të popullit irakian.

Mes shumë irakianëve që kanë bërë thirrje për ndërprerjen e dhunës është edhe krye-kleriku shiit i Irakut, Ajatollahu i madh, Ali Al Sistani.

Moqtada Al Sadr rrjedh nga një familje e njohur shiite. Në vitin 1999, i ati i tij, Ajatollahu i Madh, Mohamed Sadiq Sadr u vra së bashku me dy bijtë e tij, me sa duket nga forcat e sigurimit të Sadam Husenit.

Moqtada al-Sadër është përpjekur të tërheqë përkrahësit e të jatit. Por në fakt ai ka pak përkrahës.Por ai ka lidhje jashtë Irakut, thotë Uraib Al Rantawi, udhëheqës i Qendrës për Studime Politike me qendër në Jordani.

“Ai ka lidhje shumë të mira me klerikët e Iranit, sidomos me Ajatollahun Kazem Al Haeri dhe ai po mundohet të ndjek shembullin e asaj që ndodhi në Liban me udhëheqjen e Hezbollahut dhe me sheikun Ahmed Jasin të grupit Hamas," thotë ai.

Me fjalë të tjera, Moktada al Sadr ka lidhje me grupe terroriste dhe me Iranin, një prej shteteve kryesore që sponsorizon terrorizmin. Por marrëdhëniet e tij me klerikët kryesorë të Irakut nuk kanë qenë të mira. Në fakt ai është akuzuar se ka pasur gisht në vrasjen brutale të klerikut shiit Abdul Magjid Al Koei në vitin 2003.

Kryeministri Britanik, Toni Blair, thotë se Moktada Al Sadr është një nga të paktët që nuk duan demokracinë në Irak.

“Dhe tani kemi këtë klerik në veçanti, i cili është ekstremist dhe fanatik, i cili kundërshton atë që dëshirojnë shumica e shiitëve në Irak, dhe pa dyshim shumica e irakianëve, një Irak demokratik,”ka thënë zoti Blair.

Presidenti Bush thotë se njerëzit si Moktada Al Sadr nuk do ta pengojnë koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që të përmbushë angazhimet e tij ndaj popullit irakian.

“Ne nuk do të frikësohemi nga hajdutët dhe vrasësit. Ne nuk do të ikim dhe të braktisim njerëzit që e duan lirinë sepse ne e kuptojmë se një Irak i lirë është një rast historik për të ndihmuar në ndryshimin e botës për ta bërë atë më paqësore,” tha presidenti Bush.

Ndoshta do të duhet kohë që irakianët të kuptojnë avantazhet e lirisë, tha presidenti Bush, por Shtetet e Bashkuara do të rrugën e nisur në Irak.//IB

XS
SM
MD
LG