Lidhje

Në një rastësi të rrallë, dy besimet kryesore të krishtërimit po festojnë Pashkët në të njejtën ditë - 2004-04-11


Në një rastësi të rrallë, të dy besimet kryesore të krishtërimit po festojnë festën e Pashkëve në të njejtën ditë. Ortodoksët dhe të krishterët zakonisht e festojnë këtë festë në të diela të ndryshme, një zakon ky i bazuar në kalendarë tradicionalë. Këtë vit, kalendari Gregorian dhe ai Gjulian janë përputhur, kështu që kremtimi i ditës kur të krishterët besojnë se u ringjall Jezu Krishti po festohet në të njejtën ditë nga ortodoksët dhe të krishterët. Në Jerusalem një det i tërë qirinjsh u ndezën rreth Kishës së Shenjtë, e cila besohet të ketë qenë vendi i varrosjes së Krishtit. Në Vatikan, Papa pagëzoi të krishterë të rinj dhe bëri përgaditje për të mbajtur fjalimin tradicional të Pashkëve.

XS
SM
MD
LG