Lidhje

Bush: forcat amerikane do të qëndrojnë të vendosura karshi vazhdimit të dhunës në Irak - 2004-04-12


Presidenti Bush tha se forcat amerikane do të qëndrojnë të vendosura karshi vazhdimit të dhunës në Irak. Ai shtoi se aktet e dhunës janë vepër e pak njerzve, që duan të ndalojnë përparimin drejt demokracisë.

Ngjarrjet në Irak ishin në mëndjen e presidentit ndërsa ai festoi dje Pashkët në shtëpinë e tij në Texas.

Për të dytin vit me rradhë, presidenti kaloi një pjesë të kësaj feste në Fort Hood, një bazë ushtarake jo shumë larg fermës së familjes Bush.

Ai bëri një lutje në kishën e bazës me familjet e ushtarëve që shërbejnë në Irak. Ndërsa po largohej nga shërbimi i mëngjesit me rastin e Pashkëve, presidenti u takua shkurtimisht me gazetarët.

“Sot, u ula në gjynjë dhe falenderova Zotin për mbrojtjen e trupave tona të dislokuara nëpër botë, për mbrojtjen e trupave të koalicionit dhe irakianët e pafajshëm, të cilët vuajnë në duart e disa vrasjeve të pakuptimta nga njerëz që përpiqen të godasin vullnetin tonë.”

Presidenti vuri në dukje gjakderdhjen e ditëve të fundit në Irak, duke fajësuar për të grupe të dhunshme. Ai u pyet në se Amerika duhet të përgatitet për viktima të tjera.

“Java e kaluar ishte një javë e vështirë. U luta dhe pata në mëndje të gjithë ata që paguan çmimin më të lartë për sigurinë tonë. Një Irak i lirë mund ta bëjë botën më paqësore.”

Presidenti Bush tha se është vështirë të thuhet në se dhuna do të pakësohet pas një jave betejash të ashpra midis ekstremistëve suni dhe shiit nga njëra anë dhe forcave amerikane nga ana tjetër. Në të njëjtën kohë, në Irak janë bërë disa rrëmbime, përfshirë edhe 3 civilë japonezë.

Zoti Bush tha se anëtarët e Këshillit të Përkohshëm Qeverisës të Irakut po përpiqen të rivendosin një farë rendi në qytetin e Falluxhas, zonë e disa prej luftimeve më të rënda. Ai tha se ushtria amerikane po u jep atyre një mundësi për të parë në se ata mund t’ia arrijnë qëllimit të tyre.

Presidenti i bëri këto komente pak para se të vizitonte ushtarë të plagosur, të cilët u kthyen kohët e fundit nga Iraku në bazën Fort Hood. Më shumë se 20 mijë trupa të dislokuara në këtë bazë ndodhen tani në tokën irakiane.

//ze//

XS
SM
MD
LG