Lidhje

Inspektorët e OKBsë në Iran - 2004-04-12


Një grup inspektorësh bërthamorë të Kombeve të Bashkuara mbërriti në Teheran për të parë në se Irani e ka mbajtur premtimin për të ndërprerë programin e pasurimit të uraniumit.

Një nga shqetësimet është të verifikohet vendosmëria që Irani shprehu kohët e fundit për të ndalur prodhimin e centrifugave që përdoren për të pasuruar uraniumin. Irani deklaroi më 29 mars se kishte ndalur ndërtimin e centrifugave por javën e kaluar zyrtarët iranianë i thanë shefit të agjencisë ndërkombëtare për energjinë bërthamore se do ta ndërprisnin punën më 9 prill. Disa vende, përfshi Shtetet e Bashkuara, akuzojnë Iranin se përpiqet të fshehë një program të armëve bërthamore.

/rd/

XS
SM
MD
LG