Lidhje

Tenis: Amerikania Lindsay Davenport fiton turneun Bausch & Lomb në Ishulin Amelia - 2004-04-12


Numri 4, amerikania Lindsay Davenport, fitoi titullin e 40-të në karrierën e saj në ndeshje individuale duke fituar 2-0 ndaj Amelie Mauresmo-së së Francës të djelën në finalen e turneut Bausch & Lomb në Ishulin Amelia. -Amelie Mauresmo hyri në finalen e djeshme me besim të fortë në vete pas fitores në gjysëfinale ndaj numrit 1 të botës, Justine Henin-Hardenne.

Por Davenport, e cila renditej një vend më poshtë se Mauresmo, tregoi se nuk do të ishte kundërshtare e lehtë duke e thyer francezën në mes të setit të parë e duke e shtuar avantazhin.

E saktë në goditjet e saj, 27-vjeçarja Davenport, lëvizte sa në një kënd në tjetrin. Mauresmo, nga ana e saj, përpiqej ta shfrytëzonte lëvizshmërinë e rivales. Seti i parë përfundoi 6-4.

Fancezja ndoshta disi e lodhur nga ndeshja e fortë me numrin 1 të botës Henin dhe me vështrimin drejt sezonit të ri, që fillon javën tjetër, nuk ishte në formën e saj më të mirë në setin përcaktues të ndeshjes.

Edhe seti i dytë përfundoi me rezultatin 6-4 duke i dhënë Lindsay Davenportit fitoren e turneut dhe 93 mijë dollarët e caktuara për fituesen.

Franca në katërshe të Kupës Davis

Franca arriti të hyjë të djelën në katërshe të Kupës Davis në tenis, pas fitores me Zvicrën 3-2 në Lausanne. Franca udhëhiqte 2-1 pas ndeshjeve të së premtes kur numri 1 i botës, Roger Federer, me fitoren e tij 3 me 0 ndaj Arnaud Clement, bëri që Zvicra të barazonte 2-2. Në ndeshjen përcaktuese, francezi Nocolas Escude mundi zviceranin Micheal Kratochvil duke e çuar Francën në gjysëm finale ku do të ndeshet me Spanjën.

Përballë rrezikut për eleminim nga edicioni i sivjetëm i Kupës Davis, Zvicra shpresonte në fitoren e Roger Federer ndaj Arndaud Clement. Numri 1 i botës e nisi ndeshjen me një ritëm që Clement nuk mund ta përballonte.

Federer, kampion i Wimbledon-it dhe i turneut për fusha të hapura në Austrialia e mbylli setin e parë 6-2 në vetëm 31 minuta.

Seti i dytë, që me sa duket ishte edhe vendimtari, ishte mjaft më i ekuilibruar dhe përfundoi 7-5. Edhe në setin e tretë fitorja i buzëqeshi zviceranit Roger Federer, 6-4. Kjo ndeshje përfundoi në 2 orë e 15 minuta. Zvicër - Francë 2-2.

Për ndeshjen përcaktuese, kapiteni zviceran Marc Rosset, zëvendësoi Ivo Heuberger-in, i cili u mund rëndë të premtën nga Clement, me Michael Kratchovil, numri 197 në botë, i cili humbi ndaj francezit Nicolas Escude.

Seti i parë ishte i fortë dhe përfundoi me rezultatin 7-6. Këtë frymë patën edhe dy setet e tjera që u fituan nga francezi Escude me rezultatin 6-4 dhe 7-6. Kjo fitore e kaloi Francës në gjysëmfinale.

Nga kampionati i basketbollit profesionist amerikan

Ekipi Kings i Sacramentos fitoi ndaj Lakers të Los Angelosit me rezultatin 102-85. Protagonist i fitores për Kings ishte Chris Webber, i cili shënoi plot 25 pikë dhe e kapi topin nga tabela 12 herë. Edhe Doug Christie u dallua për Kings me 21 pikë të shënuara.

Pas kësaj ndeshjeje, Kings kryeson tani ndaj Lakers në ligën perëndimore amerikane me një fitore më shumë.

I famshmi Kobe Bryant i cili luan me Lakers dhe që është në vendin e katërt si shënues në kampionatin amerikan, nuk arriti të bënte më tepër se 18 pikë.

Në Toronto, Bulls i Chikagos mundi ekipin vendas Raptors 114-108. Jamal Crawford shënoi 50 pikë për fituesit.

76ers të Philadelphias u eleminuan përfundimisht nga gara, pasi humbën ndaj ekipit Nets të New Jersey-t me rezultatin 89-75. Kjo humbje i hapi rrugën Celtics të Bostonit që të radhitej e teta dhe e fundit në renditjen e skuadrave eleminatore për ligën e lindjes. //az//

XS
SM
MD
LG