Lidhje

SHBA kanë vënë saksione ndaj 13 kompanive të huaja për shitje të teknologjisë Iranit - 2004-04-12


Shtetet e Bashkuara kanë vënë saksione ndaj 13 kompanive të huaja për shitje të teknologjisë Iranit, që mund të përdoren për prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë, sistemeve të raketave ose armëve të përparuara konvencionale. Pesë prej këtyre kompanive ndodhen në Kinë. Dy ndodhen në Rusi dhe dy të tjera në Maqedoni kurse të tjerat janë në Bjellorusi, Taivan, Korenë e Veriut dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit, Adam Ereli, tha se sanksionet u vunë në bazë të një ligji i njohur si Akti Iranin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore.

“Pati informacione të besueshme që tregojnë se këto kompani kishin transferuar në Iran artikuj që mund të përdoreshin për prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë.”

Sanksionet i ndalojnë këto kompani të marrin kontrata për artikuj, shërbime ose teknologji nga çdo agjenci e qeverisë amerikane. Gjithashtu ato nuk lejohen as të marrin pjesë në programe ndihmash të qeverisë amerikane dhe ndalohen të blejnë pajisje të teknologjisë së lartë nga Shtetet e Bashkuara. Sanksionet do të jenë në fuqi për 2 vjet.

Zëdhënësi i departametit të shtetit Adam Ereli theksoi se kompanitë, dhe jo qeveritë, janë objekt i sanksioneve. Por ai shtoi se veprimtaritë e këtyre komopanikve janë çëshjtje që Shtetet e Bashkuara i diskutojnë me qeveritë.

“Po të shprehem thjeshtë, mund të them se kjo është një temë e rëndësishme e diskutimeve të vazhdueshme me këto vende dhe diçka që ne angazhohemi vazhdimisht.”

John Bolton, nën-sekretari i shtetit për kontrollin e armëve dhe sigurimin ndërkombëtar, thotë se Shtetet e Bashkuara e shikojnë me seriozitet përdorimin e sanksioneve për të ndaluar përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë. “Perspektiva jonë për sa i përket sanksioneve është e qartë dhe e thjeshtë, tha ai. Kompanitë nëpër botë duhet të zgjedhin: ose të bëjnë tregëti të armëve të shkatërrimit në masë ose të bëjnë tregëti me Shtetet e Bashkuara, por jo me të dyja. Kur kontrolli shtetror dështon dhe kur kompanitë marrin një vendim të gabuar, do të ketë pasoja.”

//ze//

XS
SM
MD
LG