Lidhje

Nesër, zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - 2004-04-13


Votuesit maqedonas do të shkojnë nesër në qendrat e votimit për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Zgjedhjet ishin planifikuar fillimisht për në nëntor, por ato u shpejtuan pas vdekjes së presidentit Boris Trajkovski në një aksident ajror në muajin shkurt në jug të Bosnje-Hercegovinës.

Anketat e opinionit publik tregojnë se kandidati kryesor për president është kryeministri Branko Cervenkosvki. Si anëtar i koalicionit qeveritar, ai u zgjodh në postin e kryministrit në shtator të vitit 2002. Ai ka shërbyer në një mandat të mëparshëm si kryeministër, por humbi postin pas ndryshimeve elektorale.

Vëzhguesit thonë se kundërshtari kryesor i tij është Sashko Kedev, me profesion kirurg zemre, i cili mori emërimin e partisë së tij, që është partia kryesore opozitare në Maqedoni.

Për postin e presidentit po kandidojnë edhe dy shqiptarë. Ata janë: Gëzim Ostreni, Anëtar i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Zydi Xhelili, anëtar i një partie opozitare.

Të dy kandidatët shqiptarë pranojnë se kanë marrë pjesë në kryengritjen shqiptare në fund të viteve 90. Fituesi i garës do të përballet me sfida të mëdha. Personi që ata do të zëvendësojnë ishte presidenti i dytë i Maqedonisë, që kur vendi shpalli pavarësinë nga Jugosllavia në vitin 1991. Zoti Trajkovski konsiderohej si një forcë stabilizuese në rajonin e prekur nga dhuna etnike. // lk //

XS
SM
MD
LG