Lidhje

Filipine: vriten 6 anëtarë të grupit Abu Sajef - 2004-04-13


Qeveria e Filipineve njoftoi se gjashtë terroristë të grupit Abu Sajef, përfshirë Hamsiraxhi Saliun një nga udhëheqësit kryesorë të grupit, janë vrarë nga trrupat filipinase në ishullin Basilan të Filipineve jugore.

Organizata Abu Sajef ka lidhje me rrjetet terroriste Xhemah Islamijeh dhe al-Kaida dhe mban përgjegjësinë për një numër shperthimesh e rrëmbimesh. Synimi i tij është themelimi i një shteti fundamentalist radikal islamik në Mindanaon perëndimore dhe në ishujt Sulu të Filipineve jugore.

Hamsiraxhi Saliu kërkohej nga Shtetet e Bashkuara për rrëmbimin në vitin 2001 të shtatëmbëdhjetë filipinasve dhe tre amerikanëve nga një pikë turistike në Palavan të Filipineve. Dy prej amerikanëve dhe një infermiere filipinase u vranë nga rrëmbyesit.

Më 30 mars, autoritetet në Filipine arrestuan edhe tetë anëtarë të tjerë të grupit Abu Sajef. Njoftohet se dise prej tyre u kapën me armë dhe material për prodhimin e bombave. Sipas agjencive të lajmeve, një nga të arrestuarit kishte vendosur bombën që shkaktoi fundosjen e një trageti në muajin shkurt, duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 100 vetave.

Zëvendës-shefi i Shtatmadhorisë së Filipineve, Gjeneral Rodolfo Garcia, tha se numri i anëtarëve të grupit Abu Sajef është pakësuar ndjeshëm, krahas aftësive të tij. Mirëpo, rreziku është gjithmonë i pranishëm kur një grup fillon të humbasë fuqinë dhe aftësitë. Anëtarët e tij, thotë gjenerali Garcia, kërkojnë gjithmonë të përpiqen të riorganizohen dhe të kundërpërgjigjen me hakmarrje në mendje

Preesidenti George Bush thotë se Shtetet e Bashkuara qendrojnë prëkrah Filipineve në luftën kundër terrorit: “Të dy vendet tona, tha Presidenti Bush, kërcënohen nga terrorizmi dhe ne jemi të vendosur ta luftojmë atë kërcënim derisa të zhduket. Diplomatët dhe zyrtarët e agjencive të rendit dhe të zbulimit të të dyja vendeve po punojnë përkrah njëri tjetrit për të zbuluar dhe penguar komplotet terroriste, për të bllokuar financimin për terroristët dhe për t’i sjellë terroristët para drejtësisë.”

Presidentja filipinase, Gloria Macapagal Arrojo, thotë se vendi i saj nuk do të gjunjëzohet para terroristëve. “Filipinet, theksoi ajo, kanë vendosur të luftojnë kundër terrorizmit.”

XS
SM
MD
LG