Lidhje

Itar-Tass: në Irak janë rrëmbyer tetë shtetas rusë - 2004-04-13


Agjencia ruse e lajmeve Itar-Tass njofton se në Irak janë rrëmbyer tetë shtetas rusë dhe jo 11 siç kishte njoftuar rrjeti televiziv arab al-Xhazira.

Agjencia ruse njoftoi sot se afro 20 persona të maskuar dhe të armatosur rrëmbyen 8 shtetas rusë pasi ata përfunduan punën në një central elektrik në afërsi të Bagdatit.

Agjencia Itar Tass nuk mund të konfirmonte njoftimet nga rrjeti al-Xhazira se shtetasit rusë u rrëmbyen pas një këmbim zjarri me personat e armatosur.

Ndërkaq, agjencia kineze e lajmave Sinhua tha se shtatë qytetarët kinezë që mbaheshin peng në qytetin Falluxhah janë liruar. Agjencia Sinhua tha se ata janë tani nën përkujdesjen e një organizate të klerikëve myslimanë.

Në zhvillime të tjera, ndërmjetësi i vet-shpallur për lirimin e pengjeve japoneze në Irak tha se rrëmbyesit e tyre kanë rënë dakort të mos i ekzekutojnë ata. Një grup irakian i vet-quajtur “Brigadat Muxhahedine” kishte kërcënuar se do t’i ekzekutonte pengjet nëse Japonia nuk respektonte afati e të martën pasdite, sipas kohës vendore, për të tërhequr trupat e saj nga Iraku.

Zyrtarët çekë thonë se të paktën 2 gazetarë çekë në Irak mund të jenë rrëmbyer. Po të hënën, kreu i forcave amerikane në Irak tha se 2 ushtarë dhe shtatë kontraktorë amerikanë figurojnë të humbur dhe mendohet se ata janë rrëmbyer.

XS
SM
MD
LG