Lidhje

Presidenti Bush mban sonte një konferencë shtypi të jashtëzakonshme - 2004-04-13


Presidenti Bush do të mbajë sonte një konferencë shtypi të pazakontë, ku do t'u përgjigjet pyetjeve mbi situatën në Irak dhe përpjekjet e administratës së tij për të luftuar terrorizmin para sulmeve të 11 shtatorit.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se zoti Bush do të bëjë një deklaratë mbi Irakun, para se t'u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve. Zëdhënësi tha se presidenti kërkon t'i spjegojë popullit amerikan ngjarjet e fundit në Irak dhe planet për të ardhmen.

Zëdhënësi tha se Presidenti do të theksojë se stabilizimi i gjendjes në Irak është një çështje jetësore për sigurimin kombëtar të Shteteve të Bashkuara dhe për të fituar luftën kundër terrorizmit.

Me siguri, që gazetarët do ta pyesin Presidentin Bush rreth dhunës së fundit në Irak. Ai pritet gjithashtu të përballet me pyetje rreth komisionit të pavarur që po heton mbi sulmet terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.// lk //

XS
SM
MD
LG