Lidhje

Ambasadori amerikan në OKB mund të emërohet ambasador në Irak - 2004-04-14


Mjetet amerikane të informimit njoftojnë se ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, John Negroponte mund të emërohet ambasadori i ri amerikan në Irak.

Gazeta New York Times dhe agjencia Associated Press citojnë zyrtarë të administratës së presidentit Bush që nuk pranojnë të identifikohen, sipas të cilëve zoti Negroponte është kandidati kryesor për këtë post kur sovraniteti të ketë kaluar në duart e irakianëve.

Ambasada e re amerikane në Bagdat do të jetë misioni diplomatik më i madh në botë.

Zoti Negroponte është ambasador i Shteteve të Bashkuara në OKB që nga viti 2001. Ai luajti një rol të rëndësishëm për të bindur Këshillin e Sigurimit që të miratonte rezolutën ku Irakut i kërkohej të çarmatosej. Ai luajti gjithashu një rol kryesor në përpjekjet për të siguruar mbështetjen e Kombeve të Bashkuara lidhur me ndërhyrjen në Irak.//kk//

XS
SM
MD
LG