Lidhje

Qipriotët marshojnë në mbështetje të planit të OKB-së për bashkimin e ishullit - 2004-04-14


Dhjetra mijëra qipriotë turq marshuan në Nikosia për të shprehur mbështetje ndaj planit të Kombeve të Bashkuara për bashkimin e ishullit të ndarë.

Zyrtarët llogarisin se rreth 40 mijë vetë morën pjesë në marshim në prag të referendumit të 24 prillit. Përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar do të takohen nesër në Bruksel për të shqyrtuar ndihmat ekonomike për Qipron.

Turqia ka thënë se ka nevojë për 3.8 miliardë dollarë për të risistemuar disa qipriotë turq nëse të dyja komunitetet bien dakort me planin. //kk//

XS
SM
MD
LG