Lidhje

Irak:  lirohen tre pengje japoneze - 2004-04-15


Në Irak u liruan tre pengje japoneze të kapur para një jave. Megjithatë atje ende mbahen dhjetra pengje të tjerë nga vende të ndryshme dhe sipas njoftimeve, njëri prej tyre është vrarë nga personat që e kishin kapur.

Kanali televiziv Al-Jazeera i paraqiti pengjet japoneze në gjendje të mirë, duke u takuar me zyrtarë myslimanë në Bagdad. Lirimi i tyre bëhet ndërkohë që zyrtarët përpiqen të konfirmojnë njoftimet mbi rrëmbimin e dy civilëve të tjerë japonezë.

Kryeministri italian Silvio Berlusconi tha se vendi i tij është i vendosur ta vazhdojë misionin në Irak, megjithë vrasjen e një prej katër pengjeve italiane, të cilët u kapën të hënën. Forcat ekstremiste në Irak mbajnë peng rreth 40 persona nga 12 vende të ndryshme.// lk //

XS
SM
MD
LG