Lidhje

Irak: vritet të një diplomat iranian - 2004-04-15


Zyrtarët iranianë thanë se një prej dipplomatëve të tyre të lartë u vra në Bagdat. Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA tha se diplomati i vrarë ishte atasheu kulturor dhe i shtypit i ambasadës.

Ai u vra kur persona të panjohur hapën zjarr kundër makinës së tij pranë ambasadës iraniane. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen.

Vrasja ndodh ndërkohë që në Irak ka shkuar një delegacion i posaçëm iranian për të ndihmuar në ndërmjetësimin e një konfrontimi midis autoriteteve të koalicionit dhe klerikut radikal shiit Moktada al-Sadr.

Zyrtari më i lartë ushtarak amerikan, gjenerali Richard Myers, i cili po viziton Irakun, tha se Moktada al-Sadr dhe milicia e tij nuk janë duke udhëhequr një kryengritje shiite por po përdorin frikën dhe terrorin për të marrë nën kontroll qeverinë dhe policinë lokale.

Gjenerali Myers foli gjithashtu për bisedimet në qytetin e trazuar Falluxha, ku marinsat amerikanë kanë dy javë që luftojnë me kryengritësit. Ai tha se administratori civili i Irakut, Paul Bremer dhe zyrtarë të tjerë vazhdojnë përpjekjet për të arritur një zgjidhje paqësore të konfrontimit me anë negociatash.//ii

XS
SM
MD
LG