Lidhje

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni shkojnë drejt balotazhit - 2004-04-15


Kryeministri i Maqedonisë, Branko Cervenkovski, do të përballet me konservatorit pak të njohur në raundin e dytë të zgjedhjeve të 28 prillit.

Kryeministri Cervenkovski i partisë social-demokrate fitoi numrin më të madh të votave në zgjedhjet e së mërkurës me 42 përqind të votave. Anëtari i opozitës Seshko Kedev fitoi 33 përqind të votave. Që të dy konkurojnë të zëvëndësojnë presidentin Boris Trajkovski, i cili humbi jetën në një aksident ajror në muajin shkurt.

Vëzhguesit evropianë thanë se zgjedhjet ishin kryesisht të lira.

Departamenti amerikan i shtetit e uroi Maqedoninë për atë që u cilësua një votim i organizuar mirë brënda një kohe kaq të shkurtër pas vdekjes tragjike të presidentit Trajkovski. Zëdhënësi i këtij departamenti, Richard Boucher, pohoi se sipas vlerësimeve paraprake të OSBE-së zgjedhjet ishin përgjithësisht në përputhje me standartet ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike.

Ne, tha zoti Boucher, nuk kemi marë njoftime për parregullsi serioze dhe presim të shikojmë vazhdimin e një fushate konstruktive në raundin e dytë të zgjedhjeve. Ne inkurajojmë të gjithë votuesit e rregjistruar të Maqedonisë, shtoi zëdhënësi i departamentit të shtetit, që të ushtrojnë të drejtat e tyre qytetare duke shkuar në qendrat e votimit.

//ze//

XS
SM
MD
LG