Lidhje

Kasetë e re e Bin Ladenit - 2004-04-15


Zyrtarë amerikanë thonë se kaseta e re audio, që u transmetua nga rrjete televizive arabe duket se është regjistruar nga Osama Bin Ladeni, ashtu siç u njoftua. Zyrtarët mirëpritën kundërshtimin e njëzëshëm të ofertës së udhëheqësit terrorist ndaj asaj që u cilësua si “armëpushim” ndaj vendeve të Evropës që tërheqin trupat nga vendet myslimane.

Reagimi ndaj zërit, që pretendoi të ishte i Osama Bin Ladenit, erdhi nga sekretari amerikan i shtetit Colin Powell, i cili u tha gazetarëve se është mirënjhohës që aleatët e Amerikës dënuan atë që u shikua si përpjekje për të përçarë vendosmërinë e vendeve perëndimore në luftën kundër terrorizmit.

“Jam i kënaqur me reagimin e evropianëve, që ka qënë shumë i drejtë për drejtë dhe i qartë dhe që thotë se ne nuk do të terrorizohemi nga ky terrorist. Mendoj se komuniteti ndrëkombtar e kupton se nuk mund të përulet para kërcënimeve të këtij lloji. Shpresoj se ky reagim do të përforcojë vendosmërinë tonë për të luftuar terrorizmin, veçanërisht për të bërë çdo gjë që të nxjerrim para drejtësisë Osama Bin Ladenit.”

Analistë amerikanë mendojne se kaseta është regjistruar ditët e fundit me që në të i referohet vrasjes nga Izraeli në fund të marsit në Gaza të klerikut mysliman, sheikut Ahmed Jasin. Folësi në kasetë u zotua për hakmarrje kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara për vrasjen e klerikut, themeluesi i grupit radikal palestinez, Hamas.

//ze//

XS
SM
MD
LG