Lidhje

Autoritetet spanjolle arrestojnë tre dyshuar të rinj lidhur me 11 marsin - 2004-04-16


Autoritetet spanjolle arrestuan tre të dyshuar të rinj në lidhje me sulmet e 11 marsit në trena në Madrid, në të cilat gjetën vdekjen 191 vetë.

Policia i arrestoi tre personat, një saudit, një egjiptian dhe një maroken, mbrëmë në Madrid. Hetuesit po i marrin ata në pyetje dhe javën e ardhshme ata do të dalin para një gjykatësi.

Sot gjykatësi liroi gjashtë marokenë që ishin arrestuar më parë nën dyshimet për rol në shpërthime. Zyrtarët e gjykatës thane se ata u liruan, pasi rezultoi që nuk kishin lidhje me sulmet. // lk //

XS
SM
MD
LG