Lidhje

Të paktën tre policë të OKB-së vriten në një incident në Mitrovicë - 2004-04-17


Të paktën tre policë të Kombeve të Bashkuara u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një incident të armatosur në oborrin e një burgu në pjesën veriore të qytetit të ndarë të Mitrovicës.

Ende janë të paqarta rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti, por besohet se të shtënat pasuan një përplasje ndërmjet pjestarëve amerikanë dhe atyre jordanezë të policisë së Kombeve të Bashkuara.

Disa anëtarë të tjerë të plagosur të policisë u dërguan për mjekim në një spital aty pranë. Dy prej policëve të vrarë janë nga Shtetet e Bashkuara. I treti është jordanez.

Agjencia e lajmeve Associated Press njofton se katër policë jordanezë u arrestuan në lidhje me incidentin.

Stefan Feler, shefi i policisë së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, e quajti ngjarjen një “incident të tmerrshëm”.

Dhuna mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë ka qenë e vazhdueshme. Si rezultat i trazirave dyditëshe në mars gjetën vdekjen 28 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Shumë serbë u shpërngulën, pasi shqiptarët u dogjën shtëpitë. Pas dhunës, Kombet e Bashkuara dhe NATO-ja përforcuan praninë e tyre në Kosovë. //kk//

XS
SM
MD
LG