Lidhje

Sport: basketboll, tenis, futboll - 2004-04-18


Në kampionatin e basketbollit profesionist amerikan, Pistons i Detroit-it mundi në fushën e vet për fazën e parë eleminatore Bukcks të Milwaukee-t me rezultatin e thellë 108-82.

Richard Hamilton shënoi për Bucks 21 pikë, kurse Rasheed Wallace 17 pikë, ndërkohë që e kapi topin nga tabela 10 herë. Pistons e mori topin 14 herë nga kundërshtarit dhe bëri 8 bllokime.

Ekipi Kings i Sacramentos mundi Mavericks të Dallasit me rezultatin 116 me 105. Lojtarët e Kings tentuan trepikëshin 21 herë dhe shënuan 11. 5 prej tyre ishin të Peja Stojanoviçit, i cili shënoi gjithsejt 28 pikë. Dirk Nowitzki ishte më i miri për Dallasin me 32 pikë të shënuara dhe 13 herë marrje të topit nga tabela.

Në Majami, Dwyane Wade i dha fitoren ekipit vendas, Heat, kur kishin mbetur edhe 1,3 sekonda lojë. Heat fitoi ndaj Hornets të New Orleans me rezultatin 81-79.

Venus Willimas fiton kupën e 40-të

Ylli i tenisit amerikan, Venus Willimas, fitoi titullin e parë të Turneut të Tenisit për Femra. Ajo përmbysi rezultatin, pasi e kishte humbur setin e parë, dhe mundi Conchita Martinez në Family Circle Cup në Charleston të Karolinës së Jugut. Seti i parë përfundoi 6-2 për Martinez, kurse i dyti dhe i treti 6-2 dhe 6-1 për Williams. Ky ishte titulli i 30-të në karrierën e saj. Gjatë kësaj ndeshjeje, Williams, megjithëse ishte në dizavantazh, iu përmbajt taktikës së saj duke iu afruar shpesh rrjetës e duke sulmuar me topa të shkurtër. Kjo fitore i dha asaj besimin për të cilin kishte aq nevojë para sezonit evropian, ndërkohë që po përgatitet për fillimin e turneut për fusha të hapura në Francë.

Goli i parë për Freddy Adu-në

Freddy Adu shenoi të shtunën golin e parë në ligën profesioniste amerikane. Megjithatë, futbollisti i famshëm 14-vjeçar që luan për ekipin e kryeqytetit, DC United, nuk mundi të parandalonte humbjen e skuadrës së tij në ndeshjen me ekipin Metrostars nga metropoli i Nju Jork-Nju Xhersi.

Djaloshi 14 vjeçar i cili hyri në ligën profesioniste të futbollit këtë sezon, shënoi në minutën e 75 të ndeshjes se djeshme, të cilën ekipi kundërshtar, Metrostars, e fitoi me rezultatin 3-2. Pjesa e parë e lojës u mbizotërua nga ekipi i Washingtonit i cili kaloi edhe në avantazh 1 - 0.

Ekipi vendas Metrostars doli nga plogështia në pjesën e dytë. Fabian Taylor, nga Xhamajka, barazoi për Metrostars dhe vetëm 13 minuta më vonë e kaloi skuadrën e tij në avantazh.

Ndeshja e zhvilluar dje në Nju Xhersi, shenoi një fitore të shkëlqyer për Metrostars, ekip që kryeson grupin e lindjes. Me 1 maj Metrostars ndeshen me Çikagon, DC United të Washingtonit me San Josenë.

Maradona shtrohet në spital për shqetësime zemre

Diego Maradonën u shtrua të djelën në një klinikë të Buenos Airesit vetëm disa orë, pasi kishte ndjekur ndeshjen e ish-ekipit të tij në kampionatin argjentinas.

Në një deklaratë për shtyp, mjekët e klinikës thonë se legjenda e futbollit botëror, 43-vjeçari Maradona vuan nga tensioni i lartë dhe shqetësimet e zemrës. Në deklaratë thuhet gjithashtu se frymëmarrja e tij po ndihmohet me anë të një respiratori. Nuk u dhanë hollësi të tjera.

Maradona, i cili ka patur në të kaluarën probleme droge dhe në përgjithësi me shëndetin, u tërhoq nga futbolli profesionit në vitin ’97. Gjatë karrierës së tij 20-vjeçare, ai ka fituar titullin kampion të Italisë dhe të Argjentinës, si i i dha Argjentinës Kupën e Botës në vitin 1986 dhe vendin e dytë në 1990-ën. Në vitin 2000, FIFA e zgjodhi Maradonën si lojtarin më të mirë të të gjitha kohrave, bashkë me Pelenë. //az//

XS
SM
MD
LG