Lidhje

Drejtësia po hedh rrënjë në Irak - 2004-04-19


Koncepti i sundimit të ligjit po hedh rrënjë në Irak. Më 14 prill, një trup gjykues prej 3 gjykatësish të gjykatës qëndrore kriminale të Irakut gjykoi dhe gjeti fajtor 3 irakianë për veprime kundër forcave të koalicionit. Të pandehurit u gjykuan në praninë e prokurorit dhe avokatit mbrojtës. Ata u arrestuan afër Baladës më 20 nëntor pasi u gjetën duke groposur një bombë artizanale. Ata u dënuan me 10 vjet burg secili.

Gjykata qëndrore kriminale e Irakut u krijua në qershor të vitit të kaluar dhe gëzon juridiksion mbi krimet e kryera që prej marsit të vitit 2003, kur Iraku u çlirua nga diktatura e Sadam Huseinit. Që prej themelimit të saj, gjykata qëndrore kriminale e Irakut ka gjykuar më shumë se 300 raste. Asnjeri nuk është mbi ligjin. Në nëntor të vitit 2003, kjo gjykatë dënoi Abu Hajdar Abdul Munimin, ish guvernatori i Naxhafit, me 14 vjet burgim. Ai u gjet fajtor për “arrestime të paligjshme, shkatërimin e një dokumenti qeveritar dhe për shpërdorimin e detyrës.”

“Ju e dini, ashtu si ne të gjithë se mbetet ende shumë punë për t’u bërë, tha administratori amerikan për Irakun, Paur Bremer. Por, shtoi ai, në kërkim të drejtësisë, ashtu si edhe me rrymën elektrike dhe shumë gjëra të tjera, është bërë një përparim i vërtetë.”

Duhet bërë edhe më shumë përparim. Gjenerali amerikan Mark Kimmitt tha: “Gjatë 2 javëve të fundit u pa qartë se përparimi që koalicioni kishte shpresuar të kishte bërë me forcat irakiane të sigurimit nuk është në nivelin që do të kishim pritur."

“Para se të sugjerojmë se të gjitha forcat u ikën luftimeve, në fakt duhet të them se një numër forcash, kur u grumbulluan, shkuan atje ku ishte nevoja dhe vepruan në mënyrë të shkëlqyer. Në Falluxha, ne kemi dy batalione të Korpusit Irakian të Mbrojtjes Civile që luftojnë krah për krah forcave të koalicionit. Në shumë qytete, policia irakiane është kthyer për të plotësuar me forca stacionet e tyre.”

“Gjërat tani janë përmirësuar, thotë koloneli Ali Kerallah, zyrtar i policisë irakiane në Basra, por shtoi ai, është detyrë e çdo irakiani që të respektojë e të ruajë ligjin dhe rendin.”

//ze//

XS
SM
MD
LG