Lidhje

Shtyhet afati i dorëzimit të ektremistëve të Al Kaidës në kufirin pakistanez - 2004-04-19


Autoritetet pakistaneze thanë se e kanë shtyrë afatin e 20 prillit për dorëzimin e të kërkuarve të al Kaidës, talebanëve dhe të atyre që i strehojnë ata në afërsi të kufirit me Afganistanin.

Guvernatori i provincës të kufirit veriperendimor të Pakistanit tha se anëtarëve të armatosur të fiseve do tu jepet më shumë kohë për të ndjekur ekstremistët derisa përpjekjet e tyre të japin rezultate pozitive. Duke folur në kryeqytetin Peshavar të provincës ai tha se qeveria kërkon të mënjanojë përsëritjen e gjakëderdhjes së muajit të kaluar kur më shumë se 100 persona u vranë gjatë ofensivës qeveritare kundër ekstremistëve.

Ndëkaq Pakistani tha se do të depozitojë një protestë zyrtare pranë Uashingtonit lidhur me komentet e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Afganistan që sygjeronte se Islamabadi nuk po bën sa duhet për të dëbuar terroristët e dyshuar nga territori i tij.

//rd//

XS
SM
MD
LG