Lidhje

Irak: vriten 21 dhe plagosen mbi 100 të burgosur në një sulm me mortaja - 2004-04-20


Një sulm me mortaja në një burg të Bagdatit la të paktën 21 të vrarë dhe më shumë se 100 të tjerë të plagosur.

Gjenerali Mark Kimmitt u tha gazetarëve se 18 mortaja goditën ndërtesën në Abu Garib rreth 20 kilometra në perëndim të Bagdatit. Ai tha se nuk kishte informacione nëse të burgosurit ishin ata që organizuan sulmin.

Në një tjetër zhvillim, gjenerali Kimmitt konfirmoi se dy punonjës arabë të një stacioni televiziv që financohet nga Shtetet e Bashkuara u vranë nga zjarri i ushtrisë amerikane të hënën. Një punonjës i tretë u plagos gjithashtu gjatë incidentit.

Stacioni njoftoi se tre personat u qëlluan kur po punonin por gjenerali Kimmitt tha se ata ishin një të zonë të ndaluar pranë një baze amerikane dhe u qëlluan kur nuk pranuan të ndalonin.

Ndërkohë, familjet irakiane filluan të kthehen në Falluxha, një ditë pasi zyrtarët amerikanë dhe irakianë arritën një marrëveshje me udhëheqësit vendorë në përpjekje për të ulur tensionet e atjeshme.

Pas dy javë luftimesh intensive midis kryengritësve dhe marinsave amerikanë, gjendja në Falluxha sot është përgjithësisht e qetë. Sipas marrëveshjes, marinsat nuk do të ndërmarrin ofensiva të tjera ushtarake në qytet nëse kryengritësit dorëzojnë armët e rënda që i mbajnë pa leje.

Në Naxhaf vazhdojnë përpjekjet për një zgjidhje paqësore të konfrontimit midis forcave të koalicionit dhe klerikut radikal Moqtada al-Sadr i cili kërkohet nga Iraku dhe koalicioni.// lk //

XS
SM
MD
LG