Lidhje

Presidenti Bushi i kërkon Kongresit të mbajë në fuqi ligjin kundër terrorizmit - 2004-04-20


Presidenti Bush i bëri thirje Kongresit të mbajë në fuqi një ligj kundër terrorizmit, i cili u miratua pas sulmeve të 11 shtatorit 2001e.

Në një fjalim që mbajti të hënën në Pensilvani, presidenti tha se ligji që nënshkroi në vitin 2001, i njohur si Akti Patriotik, po e bën Amerikën më të sigurtë. Ai tha se ligji, i cili do të skadojë vitin e ardhshëm, ka rrëzuar muret që ndajnë forcat e rendit nga shërbimet e zbulimit.

Senatori nga Masaçusets, John Kerry, i cili pritet të marrë emërimin e Partisë Demokrate si kandidat i saj në zgjedhjet presidenciale, ka thënë se Akti Patriotik duhet të zëvendësohet me një ligj të ri që ndihmon luftën kundër terrorizmit, duke respektuar njëkohësisht liritë e individit.

Ndërkaq, autori i një libri të ri mbi përgatitjet e administratës së presidentit Bush për luftën në Irak, Bob Woodward, thotë se qeveria e Arabisë Saudite është zotuar të rrisë prodhimin e naftës ndërkohë që afrohen zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, pa përmendur akuzat e ngritura në libër, tha se sauditët janë angazhuar t’i mbajnë çmimet në nivelet 22 deri në 28 dollarë për fuçi.

Senatori Kerry tha se shpreson që populli amerikan nuk po mbahet peng i një marrëveshjeje sekrete ndërmjet presidentit Bush dhe sauditëve për të ruajtur çmimet e larta deri pak javë para zgjedhjeve.

XS
SM
MD
LG