Lidhje

Estrogjeni; Depresioni; Analize e re gjaku; Sonde ne hapesire - 2004-04-20


Ekspertët parashikojnë se 50 përqind e rasteve të goditjeve në zemër këtë vit do të ndodhin tek ata persona që kanë një nivel normal kolesterine. Kjo tregon se goditje tragjike në zemër mund të pësojë çdokush pa asnjë paralajmërim. Doktor Richard Fleming thotë se shenja e parë e sëmundjes së zemrës në 50 përqind të rasteve vihet re vetëm kur zemra pushon së rrahuri. Por tani një analizë e thjeshtë e gjakut mund të shpëtojë jetë njerëzish. Analiza e gjakut quhet CRP ose Proteina Reaktive C, e cila mund të zbulojë mjaft herët problemet në venat e gjakut duke krijuar kështu mundësi për kurim të sukseshsëm. Provat e para me këtë analizë u kryen në laborator nga Paul Ridker, kardiolog në spitalin Brigham të Bostonit. Ai thotë se që në vitin 1996, ekipi i tij vuri re diçka të veçantë rreth proteinës C që mund të ndihmonte në zbulimin e herëshëm të sëmundjeve të zemrës. Ishte një zbulim i jashtëzakonshëm, thotë ai, dhe menjëherë u kuptua se ishte gjetur një mënyrë më e mirë për parashikimin e goditjeve në zemër. Doktor Ricker beson se prekja e artereve të zemrës është shkaktari nxitës i shumë goditjeve në zemër. Kjo është edhe arsyeja që një nivel i lartë i Proteinës reactive C mund të jetë vdekjeprurës, edhe kur niveli i kolesterinës është i ulët.

Trajtimi me Estrogjen

Mjekët tani rekomandojnë që edhe për shkak të rrezikut të bllokimit të arterieve, përdorimi i estrogjenit për trajtimin e simptomave pasmenopauzës, duhet të jetë sa më i pakët dhe sa më i shkurtër që të jetë e mundur. “U befasova shumë kur mora letrën nga mjaku se studimi u ndërpre” thotë Beverly Wagstaff, për 7 vjet pjesmarrëse vullnetare në një studim mbi vlerat e estrogjenit. Ajo gjithashtu ndjehet krenare për faktin se duke marrë pjesë në studim, ka ndihmuar shumë gra të tjera në të ardhmen. Zonja Wagstaff ishte një prej 10 mijë grave mes moshës 50 deri 79 vjeç që morën pjesë në studim për të provuar efektet afatgjata të përdirimit të estrogjenit. Në studim u përfshinë vetëm gratë që kishin kryer histerectomi, pasi estrogjeni i përdorur në ratse të tjera mund të shtojë rrezikun e prekjes nga kanceri i uterusit. Pjesmarrëset në studim u vëzhguan edhe për sëmundje të zemrës, kancer dhe sëmundje të kockave. Mjekja Marian Limacher thotë se rezultatet treguan se përdorimi afatgjatë i estrogjenit, shton rrezikun e bllokimit të arterieve të gjakut në tru. Kjo ishte edhe arsyeja kryesore që studimi me estrogjen u ndërpre 1 vit para kohës së planifikuar. Mjekja Marian Limacher pranë universitetit të Floridës thotë se sipas rezultateve, për çdo 10 mijë gra që u trajtuan për për një vit, u shtuan 12 raste të prekjes nga bllokimi i arterieve tek gratë që ishin trajtuar vetëm me estrogjen. Studimi tregoi një rënie të lehtë të rasteve të kancerit të gjirit dhe të frakturave të kyçeve. Mjekja Limacher thotë se trajtimi vetëm me estrogjen nuk ndikoi në shtimin e rrezikut, madje ka shenja që lënë të kuptohet për një pakësim të tij. Këto rezultate janë të ndryshme nga ato të një studim tjetër mbi përdorimin e estrogjenit dhe progjestinit, i cili u ndërpre para kohe për shkak të shtimit të rrezikut të kancerit të gjirit. Shkencëtarët thonë se nevojiten studime të tjera për të mësuar se përse rezultatet e këtyre dy studimeve janë të kundërta.

Ilaçete Kundër Depresionit

Ndërkohë mes shkencëtarëve të fushave të ndryshme ka lindur pyetja nëse ekziston ndonjë lidhje midis përdorimit të ilaçeve kundër depresionit dhe rasteve të vetvrasjeve mes të rinjëve. Për të gjetur përgjigjen e kësaj pyetjeje, Agjencia federale e ushqimeve dhe ilaçeve u kërkoi shkencëtarëve më të mirë të saj të analizojnë 22 studime me pjesmarrjen e mijëra të rinjve. Shkencëtari Andrew Mosholder arriti në përfundimin se një lidhje e tillë ekzistonte, se fëmijët që ishin trajtuar me ilaçe kundër depresionit kishin 2 herë më shumë gjasa për të kryer vetvrasje. Por ky raport nuk u paraqit në konferencën vjetore të Agjencisë në muajin shkurt dhe tani Kongresi dhe publiku ngrenë dyshime nëse agjencia e ilaçeve i kishte mbajtur qëllimisht të fshehura rezultatet e studimit. Agjencia e hedh poshtë këtë akuzë, ndërsa kryetari i grupit të shkencëtarëve, doktor Mosholder thotë se rezultatet nuk ishin mjaft përcaktuese prandaj edhe shpallja e tyre do të kishte sjellë më shumë dëme sesa dobi.

Një mision në hapësirë për të vërtetuar teorinë e Ajnshtajnit

Agjencia amerikane e Hapësirës, Nasa ka plane për të provuar teorinë e Ajnshtajnit mbi relativitetin. Për këtë qëllim Nasa pritet të hedhë sot në orbitë një sondë graviteti për të provuar në se universi është duke u zgjeruar dhe për të vërtetuar ekzistencën e të ashtuquajturave ”vrima të zeza”, zona hapsinore që thithin me forcë çdo send, yje, meteorë ose edhe planete që hyjnë në orbitën e saj. Nisja e sondës do të bëhet nga baza e forcave ajrore Vandenberg në Kaliforni. Në fakt nisja ishte planifikuar për dje, por u shty për arsye ndoshta atmosferike.

XS
SM
MD
LG