Lidhje

BUSH: Dhuna e kohëve të fundit në Irak është pjesë e një dukurie të egër - 2004-04-21


Dhuna e kohëve të fundit në Irak, thotë Presidenti Bush, është pjesë e një dukurie të egër dhe të njohur: “Terroristi që mban njerëz peng ose vendos bomba në anë të rrugës në afërsi të Bagdadit i shërben të njëjtës ideologji të vrasësjes që vë në shënjestër njerëz të pafajshëm në trenat e Madridit, vret fëmijë në autobuzat e Jeruzalemit dhe hedh në erë një klub nate në ishullin Bali.”

E njëjta ideologji e vrasjes, thotë Presidenti Bush, ka nxitur veprimtaritë e terroristëve për dekada. Mes këtyre veprimeve janë vrasja në vitin 1983 e 241 marinsave amerikanë në kazermat e tyre në Beirut, sulmi i parë kundër Qendrës Botërore të Tregtisënë vitin 1993, shkatërrimi i ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani në vitin 1998 dhe tmerri i pamëshirshëm kundër mijëra burrave, grave dhe fëmijëve më 11 shtator 2001.

Asnjë nga këto veprime të liga, thekson Presidenti Bush, nuk ka qenë punë e ndonjë feje: “Të gjitha janë veprime të një ideologjie politike fanatike. Shërbëtorët e kësaj ideologjie kërkojnë vendosjen e tiranisë në Lindjen e Mesme dhe në pjesë të tjera të botës. Ata kërkojnë vdekjen e hebrenjëve dhe të krishterëve dhe të çdo myslimani që mbështet paqen dhe kundërshton terrorin teokratik.”

Objektivi i këtyre fanatikëve është t’i kërcënojnë Shtetet e Bashkuara duke shkaktuar panik dhe t’i detyrojnë ato të tërhiqen si edhe të vënë shtetet e lira kundër njëri tjetrit. Ata kërkojnë të pajisen me armë të shkatërrimit në masë për shantazhe dhe vrasje në shkallë të gjerë.

Presidenti Bush tha se në një konflikt të tillë e vetmja alternativë është të veprohet: “Ne jemi në luftë. Iraku është pjesë e luftës kundër terrorit dhe është tejet e rëndësishme që ta fitojmë këtë betejë në luftën kundër terrorizmit. Fitorja në këtë betejë, tha Presidenti Bush, do t’i bëjë më të sigurta fitoret në beteja të tjerra në luftën kundër terrorit.”

Fitorja në Irak do të thotë të qendrohet përkrah popullit irakian derisa ai të krijojë një vend të lirë dhe të pavarur. “Një Irak i lirë, theksoi Presidenti Bush, do ta ndryhsojë botën. Një Irak i lirë në zemër të Lindjes së Mesme, tha ai, është jetësor për paqen dhe sigurinë në të ardhmen.”

XS
SM
MD
LG