Lidhje

Mausher: Nuk ka probleme midis Uashingtonit dhe Amanit - 2004-04-21


Ministri i jashtëm i Jordanisë, Marwan Mausher, tha se nuk ekzistojnë probleme midis vendit të tij dhe Shteteve të Bashkuara, megjithë vendimin e Mbretit Abdullah për të shyrë një takim me Presidentin Bush.

Zoti Muasher tha se Amani dhe Uashingtoni vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme dhe theksoi se Mbreti Abdullah dhe Presidenti Bush do të takohen muajin tjetër. Mbreti jordanez e anuloi papritur takimin që ishte planifikuar për të merkurën dhe Pallati i tij Mbretëror tha se është e nevojshme të sqarohet qendrimi amerikan lidhur me statusin përfundimtar të territoreve palestineze.

Javën e kaluar, Presidenti Bush shprehu mbështetje për të ashtuquajturin plan izraelit të çangazhimit, në bazë të të cilit Izraeli do të tërhiqte vendbanimet hebraike nga Rripi i Gazës por do të mbante vendbanimet e mëdha në Bregun Perëndimor. Udhëheqësit palestinezë e kanë hedhur poshtë planin.

XS
SM
MD
LG