Lidhje

Trupat izraelite vrasin pesë palestinezë në Rripn e Gazës - 2004-04-21


Trupat izraelite vranë pesë palestinezë në përleshjet që shpërthyen të martën gjatë një operacioni ushtarak në veriun e Rripit të Gazës.

Palestinezë të armatosur me pushkë automatike dhe bomba zjarrvënëse vunë në shenjestër trupat që u futën në një zonë pranë qytetit Beit Lahia.

Zyrtarë të ushtrisë izraelite thonë se operacioni kishte për qëllim të parandalonte përdorimin e zonës nga ekstremistët për të qëlluar me raketa vendbanimet hebraike aty pranë. Ekstremistët kanë qëlluar me të paktën 15 raketa objektet izraelite këtë javë, duke plagosur mbi 7 izraelitë.

Dhuna pason deklaratat e grupit ekstremist palestinez Hamas se do të hakmarret për vrasjen nga Izraeli të udhëheqësit të tij Abdel Aziz al-Rantisi. Të martën në Kombet e Bashkuara, ekspertë të Këshillit të Sigurimit diskutuan tekstin e një projekt-rezolute në të cilën dënohen veprimet e Izraelit. Diplomatët thonë se ka të ngjarë që Shtetet e Bashkuara të përdorin veton kundër projektrezolutës.

XS
SM
MD
LG