Lidhje

Këshilltarja e Sigurimit Kombëtar amerikan, Rice informon senatorët rreth gjendjes në Irak - 2004-04-22


Këshilltarja e Sigurimit Kombëtar amerikan, Condoleezza Rice informoi sot senatorët rreth gjendjes në Irak.

Takimet e saj vijnë pas dëshmisë që dha dje para Kongresit një zyrtar i lartë i Pentagonit, i cili e vuri në pikëpyetje koston e konfliktit.

Gjenerali Richard Myers, shef i shtatmadhorisë, u tha ligjvënësve se shtimi i dhunës po bën që kostoja e luftës ta kalojë buxhetin e parashikuar dhe se deri në fund të vitit, për financimin e trupave në terren do të duhen edhe 4 miliard dollarë shtesë.

Komentet e tij u bënë gjatë një dëshmie para komitetit të senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, i cili sot po zhvillon ditën e tretë dhe të fundit të dëshmive rreth strategjisë së administratës Bush për stabilizimin e Irakut.//ii

XS
SM
MD
LG