Lidhje

Kosovë:  ceremoni përkujtimore për nder të dy policeve amerikane të vrara në burgun e Mitrovicës - 2004-04-22


Zyrtarë të lartë ndërkombëtarë dhe vendës si dhe disa qindra pjestarë të policisë së Kombeve të Bashkuara në Kosovë morën pjesë në një ceremoni të mbyllur përkujtimore, për nder të dy policeve amerikane të vrara nga nja një polic jordanez në një incident në burgun e Mitrovicës, të shtunën e kaluar.

Shefja e zyrës amerikane në Prishtinë Marcie Ries tha se “duke ardhur në misionin e tyre në Kosovë ato e dinin se do përballeshin me rreziqe reale, që lidhen me punën e tyre, por kemi qenë të tronditur kur ato u qëlluan për vdekje madje përpara se të mund të fillonin misionin.

Oficeret Kim Bigley dhe Lynn Williams u vranë në incidentin e 17 prillit ndërsa oficerja Gary Weston është në gjendje kritike shëndetësore.

Në ceremoninë e sotme shefi I UNMIK-ut Harri Holkeri tha se këto vrasje dëshmojnë për rreziqet që personeli I këtij Misioni u nënshtrohen gjatë punës së tyre për paqen drejtësinë dhe zhvillimin në botë.

Edhe zyrtarët tjerë të Kombeve të Bashkuara thanë se pavarësisht nga ngjarja e rëndë, policia e Kombeve të Bashkuara nuk do të pushojë së luftuari kundër dhunës.

Policia e Kombeve të Bashkuara është duke zhvilluar hetime intensive për të ndricuar rrethanat e vrasjes së dy policeve amerikane, incident ku u plagosen edhe 11 pjestarë të tjerë të policisë.

Të dy oficeret e vrara kishin arritur në Kosovë më 7 prill dhe në kohën e vrasjes ishin duke kryer stërvitjet e zakonshme në burgun e Mitrovicës.

Katër pjestarë të policisë jordaneze po mbahen të arrestuar në lidhje me incidentin.//ii

XS
SM
MD
LG