Lidhje

Tiranë: ish të burgosurit politikë përplasen me policinë në hyrje të parlamentit - 2004-04-22


Sot qindra ish të burgosur politikë shqiptarë u përleshën në Tiranë me policinë në hyrje të parlamentit të vendit, ndërkohë që deputetët po debatonin kompensimin e ish të përsekutuarve politikë gjatë kohës së komunizmit.

Së paku një demostrues u plagos ndërkohë që policia po përpiqej të ndalonte hyrjen me dhunë të demonstruesve në ndërtesën e parlamentit.

Llogaritet që rreth 35 mijë shqiptarë po kërkojnë rreth 30 dollarë për çdo ditë të kaluar në burg apo kampet e punës nën regjimin komunist.//ii

XS
SM
MD
LG